Shqipëria do të përfaqësohet me tetë sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.
Komiteti Olimpik Shqiptar njofton se Team Albania përbëhet nga katër sportistë që kanë siguruar kualifikimin direkt, me Luiza Gegën në atletikë, që do të garojë në 3000 metra me pengesa.
Mundësi Zelimkhan Abakarov do të garojë në stilin e lirë në peshën 57 kg, Islam Dudaev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën deri në 65 kg dhe Chermen Valiev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën 74 kg.
Team Albania ka siguruar edhe katër ftesa, me Franko Burraj në Atletikë 100 metra, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 metra pistoletë dhe 10 metra pistoletë me ajër, si edhe notarët Kaltra Meça 200 metra stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 metra stil i lirë. Prezantimi zyrtar i Team Albania dhe dorëzimi i Flamurit Kombëtar do të bëhen më 15 korrik 2024.