Chermen Valiev bëri histori në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike.
Mundësi kuqezi triumfoi në finalen për medaljen e bronztë në stilin e lirë në peshën deri në 74 kg, duke mposhtur Viktor Rassadin nga Taxhikistani me rezultatin 6-2.
Kjo shënoi një ditë historike për sportin shqiptar, duke qenë se është medalja e parë që merret në një Olimpiadë në sportin e mundjes.
TRT Balkan