Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkan e cila furnizohet me dronin e mirënjohur turk Bayraktar.
Lajmi u bë i ditur sonte në faqen zyrtare të kompanisë Baykar, e cila shkruan se me Shqipërinë kanë nënshkruar marrëveshje për eksportin e dronit të armatosur Bayraktar TB2 SIHA.
Kontrata në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë u nënshkrua nga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Gelardina Prodani dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë turke të mbrojtjes, Lütfü Haluk Bayraktar, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.
“Është e pamundur për të falënderuar mjaftueshëm zotin president, mikun tonë të dashur mikun e shkëlqyer të këtij vendi dhe të këtij kombi, presidentin Erdoğan", theksoi Rama.
"Ne jemi shumë krenarë që së bashku me Republikën e Türkiyes dhe presidentin Erdoğan të jemi nga ana e duhur, të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, atë të bashkësisë euroatlantike, të NATO-s, dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet mjaft strategjik midis nesh dhe Republikës së Türkiyes. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë. Është një ditë shumë e mirë për Forcat tona të Armatosura dhe është po kështu një ditë shumë e mirë për bashkëpunimin midis Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, forcave të mbrojtjes dhe Ministrisë turke të Mbrojtjes dhe forcave të saj të mbrojtjes", tha Rama.
20 Dhj 2022
Shqipëria vendi i parë në Ballkan që furnizohet me dronin Bayraktar
Droni Bayraktar ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në luftën e Sirisë, në Libi, gjatë konfkiktit Azerbajxhan-Armeni, si dhe së fundmi në Ukrainë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.