Shqiptarët, bajraktar të emigrimit dhe shtimit të popullatës në Britani

Shqiptarët, bajraktar të emigrimit dhe shtimit të popullatës në Britani

Për britanezët nuk është e qartë shkalla e lartë e emigrimit ilegal nga një vend si Shqipëria
Trafikimin i jashtëligjshëm me njerëz përmes kanalit të Le Manche.     Foto: Arkiv/Reuters 

Shqiptarët kanë zënë ballinat e mediumeve britanike. E gjithë kjo lidhet me trafikimin e jashtëligjshëm përmes kanalit të Le Manche, teksa shtetasit e Shqipërisë përpiqen të kalojnë ilegalisht ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe.
Kjo ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil.

37 përqind të emigrantëve ilegal janë shqiptarë
Të dhënat statistikore në Britaninë e Madhe tregojnë se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë ne vend, janë shqiptarë. Nga 2863 persona gjithsej, 1075 shtetas të Shqipërisë kanë mbërritur me gomone dhe varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar brenda 6 javëve deri më 12 korrik. Ata përbëjnë 37.5 përqind të numrit të përgjithshëm që kanë hyrë ilegalisht në vend, duke eklipsuar shtetasit afganë, iranianë, irakianë dhe sirianë.
Si i dallojnë organet e sigurisë shqiptarët?
Shqiptarët duket se dallohen nga pjesa tjetër e emigrantëve.
Ata sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA) kanë para, telefona në duar dhe sillen në mënyrë krejt tjetër. Shqiptarët zgjedhin forma të ndryshme për të kaluar, sqaron personi përgjegjës për operacionin policor.
Reagimet e autoriteteve britanike
Shtetasit shqiptar drejt Britanisë së Madhe largohet për shkaqe ekonomike, dhe jo politike. Një vlerësim të tillë e jep deputetja konservatore Natalie Elphicke, e cila thekson se është e qartë se shumë shqiptarë që shkojnë në Britaninë e Madhe me gomone nuk po arratisen nga një vend në luftë.

“Ata janë emigrant ekonomikë. Ky është një krim flagrant dhe tregon nevojën për të zbatuar skemën e Ruandës”, shprehet Elphicke.

Ngjashëm mendon edhe ish-sekretari i Uellsit, David Jones, i cili thotë se Qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ushtroj presion mbi Shqipërinë për çështjen e trafikantëve.

Në rrjetet sociale bëhet “chek-in”

Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe, Rob Jones ka njoftuar se bandat kriminale përdorin rregullisht kanalet e mediave sociale për të publikuar rrugët e kontrabandës dhe për të reklamuar dokumente të rreme ose të vjedhura.
Ai tha se faqet më të përdorura ishin Facebook, Instagram, Tëitter dhe Telegram, por postime të ndryshme u panë gjithashtu në YouTube dhe TikTok.

Shërbimet për t’a kaluar një person në Britani të Madhe sillen nga 5 deri në 15 mijë funta.

Shqiptarët në 10-shen “pjellore” në Angli dhe Uells

Nuk është aspak e rastësishme kolona shqiptare në Britani. Bazuar në të dhënat e Anglisë dhe Uellsit, mund shihet se komuniteti shqiptar i ka vendosur rrënjët prej kohësh në ishullin britanik.
Nënat dhe baballarët e rinj në ishull, të cilët e kanë vendin e lindjes dhe origjinës në Shqipëri, hyjnë tashmë edhe në 10-shen më “pjellore” të kombësive të huaja.
Megjithatë, vihet re nga aspektet statistikore se

Poashtu, mbështetur në këto të dhëna, thuhet se baballarët me origjinë nga Shqipëria, janë më të shumtë në numër se sa nënat, duke nënkuptuar se pjesa më e madhe e emigrantëve, janë meshkuj.
Më konkretisht, sa i përket nënave shqiptare në Britani, ata lindin diçka më shumë se 3 mijë e 200 lindje në vit.

Britania kërkon puntorë dhe deporton emigrantët

Pavërsisht faktit se Britania e Madhe po ballafaqohet me mungesë të fuqisë puntore, autoritetet britanike ende kërkojnë deportimin e emigrantëve dhe jo shfrytëzimin e tyre për krah pune.
Sipas tabloidit anglez për ekonomi Business Insider, aktualisht, Britania ka nevojë për 1 milion puntorë. Gjatë periudhës së fundit në Britani janë anuluar me qindra fluturime, pikërisht për mungesë të stafit.
Problemi i mungesës së fuqisë puntore në Britani ekziston edhe në sfera tjera.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (NHS) po përballet me "krizën më të madhe të fuqisë punëtore" në historinë e saj, thuhet në raportin e publikuar të komisionit parlamentar.
Raporti i Komitetit të Kujdesit Social të Shëndetësisë gjithashtu kritikoi "mungesën e një strategjie të besueshme qeveritare" që të merret me krizën, duke shtuar se pothuajse çdo sektor përballet me mungesa kritike të fuqisë punëtore.

TRT Balkan