Tajani: Mbështetje Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian           Foto: ATA

Në eventin kushtuar “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, kryediplomati italian Antonio Tajani tha se përzgjedhja e Shqipërisë për të bërë “La Grande Partenza 2025” – “Nisjen e Madhe 2025”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në mbi 200 televizione të botës, është si një strategji për t’i treguar mbështetjen e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit.

“Kemi një zyrë të posaçme në ministri që i jep jetë diplomacisë sportive që kemi menduar ta zhvillojmë më shumë. Sporti nuk është vetëm një instrument social. ”Giro d’italia” ka vendosur të nisë nga një vend mik si Shqipëria” theksoi Tajani.

Ai tha se kjo ngjarje e rëndësishme sportive është një sinjal i fortë mbështetjeje për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, duke shtuar se sporti shërben edhe si një strategji e mirë e politikës së tyre të jashtme.

Zëvendëskryeministri italian deklaroi se të nisësh ”Giro d’italia” nga Shqipëria, është si t’u thuash shqiptarëve që ne jemi gati t’ju presim në Bashkimin Europian.

“Giro d’Italia” është një mbështetje e madhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe si një strategji për të treguar mbështetjen e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit. Kjo garë që niset nga Shqipëria nuk është vetëm një garë, por edhe një instrument politik që tregon mbështetjen për Shqipërinë”, nënvizoi Tajani.

ATA