Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, sonte është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm me intensitet 4.7 ballë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit, sipas EMCS, ka qenë në Burrel.
Dridhje nga tërmeti gjithashtu janë regjistruar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, njoftoi nëpërmjet një posti në Facebook se, mbështetur në të dhënat paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGjEUM, lëkundje e tërmetit ka shkaktuar dëme të lehta materiale.
“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos”, shkruan ministri Peleshi.
Peleshi thekson se të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.
15 Jan 2023
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.