Tiranë, “Balkan Secure 2.0” bën bashkë ekspertët e sigurisë kibernetike / Photo: ATA

Në shqipëri është mbajtur konferenca “Balkan Secure 2.0”, e cila ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të reagimit ndaj incidenteve kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca dyditore bashkoi profesionistë nga i gjithë rajoni, përfaqësues të CERT/CSIRT-s, dhe ekspertë të fushës për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar.

I pranishëm në punimet e konferencës “Balkan Secure 2.0” ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola.

Në një kohë kur kërcënimet kibernetike po rriten në kompleksitet dhe shkallëzim, zv/ministri Tola theksoi se më e rëndësishme se kurrë është që të jemi të koordinuar dhe të përgatitur.

“BalkanSecure 2.0” synon të krijojë një komunitet të fortë dhe të bashkuar për të përballuar sfidat e sigurisë kibernetike.

Falë mbështetjes së Sense Cyber Research Center, Chevening Alumni Kosovo dhe FCDO të Mbretërisë së Bashkuar ky bashkëpunim ofron mundësinë për një Ballkan Perëndimor me të sigurt.

ATA