Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, tashmë zyrtarisht ka konfirmuar se Kampionati Evropian i futbollit për grupmoshat U-21, do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, dy shtete këto që vitin e kaluar kishin paraqitur kandidaturë të përbashkët për organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive.
"Kampionati Evropian U-21, i vitit 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi", thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s.
Të dy vendet organizatore do të jenë pjesë e fazës finale, pra të asaj 1/16 dhe ndeshjet do të zhvillohen në katër stadiume në secilin vend.
Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në këtë fushë është kritikuar gjërë nga njohësit, trajnerët dhe adhuruesit e futbollit në Kosovë.
TRT Balkan / agjencitë