Në brigjet shqiptare do të vendoset një postë kufitare e lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit dhe nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujërat tona me mjetet e tyre lundruese.
“Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Një lajm i mirë për mjetet lundruese turistike dhe ata që duan të shijojnë mrekullitë e vendit tonë nga deti. Tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujërat tona me mjetet e tyre lundruese. Policia Kufitare mbërrin tek ata kudo në bregdet për të kryer procedurën përkatëse”, u shpreh Rama.
6 Kor 2022
Vihet në funksion Pika Kufitare e Lëvizshme në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujërat tona me mjetet e tyre lundruese
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.