Vota e diasporës, regjistrimi nis më 11 janar             Foto: ATA

Kryekomisari i Zgjedhjeve nëpërmjet një videomesazhi tregoi edhe detaje mbi mënyrën e regjistrimit të votuesve nga Diaspora. Sipas tij, regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

“Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, u shpreh kryekomisari.

Celibashi është shprehur më herët se procesi i votimit, nis me krijimin e një profili si votues nga jashtë, ku përveç të dhënave, kusht është edhe ngarkimi i një fotoje të personit që ka shprehur dëshirën për votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Diaspora do të votojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.

TRT Balkan / agjencitë