Tavo zgjidhet kryebashkiak i Himarës me 58,62 për qind të votave / Photo: ATA

Kandidati i Partisẽ Socialiste të Shqipërisë Vangjel Tavo e fitoi garën në zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, me 58,62 për qind të votave ndërsa ka përfunduar numërimi i 36 qendrave të votimit.

Tavo ka arritur të marrë 5.022 vota.

Kandidati i koalicionit opozitar Petraq Gjikuria ka marrë 41,38 për qind ose 3.545 vota.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës u mbajtën në proces të qetë ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi se identifikimi elektronik i zgjedhësve rezultoi i suksessshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës ishin nē garē dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

TRT Balkan / agjencitë