Kroacia është alarmuar të martën në mëngjes me thirrje për vendosjen e bombave në 4 lokacione të frekuentuara në kryeqendër. Siç konfirmoi Departamenti i Policisë së Zagrebit për agjencinë e lajmeve Hina, policia ka marrë thirrje se janë vendosur bomba në qendrën tregtare Avenue Mall, dy gjykata dhe zonën tregtare në Velesaj.
Pas marrjes së thirrjes anonime në orën 09:50 të mëngjesit, të gjitha lokacionet janë evakuuar.
Kontrollet e menjëhershme të policisë dhe njësiteve antiterror kanë treguar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.
Alarme të ngjashme për bomba gjatë periudhës së kaluar janë regjistruar edhe në vendet e tjera të rajonit. Deri tani, të gjitha kanë rezultuar të rrejshme, ndërsa autoritetet nuk kanë arritur ta zbulojnë burimin e alarmeve.