Millanoviq kundërshton votimin e Kroacisë ndaj armëpushimit në Gaza. / Foto: AA

Votimi kundër rezolutës që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm humanitar në Gaza nga ana e Kroacisë në Kombet e Bashkuara ka hasur në kritika të ashpra të presidentit të këtij vendi, Zoran Millanoviq.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, pas dhënies së çmimeve për oficerët në Kolegjin Ushtarak “Dr. Franjo Tuxhman” përsëriti se votimi i fundit i Kroacisë në OKB kundër rezolutës për vendosjen e armëpushimit humanitar në Gaza u bë pa konsultim me të.

“Mungesën e shtyllës kurrizore e ka treguar edhe përfaqësuesi i përhershëm, një njeri që e reklamonte veten si luftëtar për të drejtat e njeriut”, tha presidenti për përfaqësuesin kroat në OKB, Ivan Shimonoviq.

“U desh vetëm të qëndrosh i përmbajtur”, mendon presidenti kroat, i cili e konsideron të pashpjegueshme të njëjtën zgjedhje të Austrisë, por edhe të Republikës Çeke.

“Unë kurrë nuk kam mbrojtur një shtet palestinez dhe as nuk mund të shpjegoj pse nuk e kemi njohur një shtet palestinez”, shtoi Millanoviq.

Gjëra të këqija po ndodhin në Lindjen e Mesme tani dhe nuk ka të pafajshëm, tha ai.

Ai e quajti ambasadorin izraelit në Kroaci “agjitator militant që bërtet dhe thërret presidentin kroat në mes të Zagrebit dhe mjerimi ynë nga qeveria dhe në Zrinjevc nuk reagon ndaj tij”.

Në një deklaratë të mëparshme zyrtare, Millanoviq dënoi qëndrimin e Kroacisë në OKB si shkaktar të një kërcënimi të mundshëm të sigurisë në Kroaci, por shtoi se ai nuk pret që Kroacia të bëhet një objektiv i terroristëve ose sulmeve të ngjashme.

Besoj se kjo nuk do të ndodhë sepse ka objektiva të tjera”, tha Millanoviq.

Ai komentoi ashpër edhe fotosesionin e fundit të kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq me tenistin serb Novak Gjokovic, të cilin e quajti rusofil, por edhe një sportist gjenial të cilin e përkrah.


TRT Balkan / agjencitë