Katër vende të Ballkanit ndër 10 vendet më të ndotura në botë / Photo: AA

Që nga mëngjesi i sotëm, Sarajeva është numri një në botë për ndotjen e ajrit, sipas të dhënave në faqen e internetit të IQAir.

Në tabelën e përditësuar drejtpërdrejt të matjes, indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës është 190, ndërsa Mumbai është i dyti me 181.

Sa i përket Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, ai është në vendin e shtatë në botë, pasi indeksi i ndotjes së ajrit është 161.

Vlen të përmendet fakti se 4 qytete nga Ballkani janë ndër më të ndoturit në botë këtë mëngjes, si Sarajeva, Zagrebi, Shkupi dhe Prishtina.




TRT Balkan / agjencitë