Kërcënimet brutale të Millorad Dodikut ndaj përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë janë shumë të ngjashme me kërcënimet e bëra nga i dënuari për krime lufte, Ratko Mlladiq, ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, deklaroi Denis Beqiroviq, anëtari i Presidencës së BeH-së.
Presidenti i entitetit të BeH-së, Republika Sërpska, Millorad Dodik, u kërcënua se “stacionet policore në këtë entitet do të kenë për detyrë ta dëbojnë Schmidtin sapo të marrin vesh se ai ndodhet në RS", dhe se është duke u përgatitur "dekreti për arrestimin dhe dëbimin e Christian Schmidtit”.
"Kërcënimet brutale të Millorad Dodikut drejtuar Përfaqësuesit të Lartë ligjor të bashkësisë ndërkombëtare në BeH të përkujtojnë kërcënimet e drejtuara ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nga krimineli i luftës i dënuar Ratko Mlladiq. Pas kërcënimit të Dodikut se do të 'rrethojë kazermat e Forcave të Armatosura të BeH-së sipas modelit slloven të vitit 1991', ky është kërcënimi më i rrezikshëm për procesin e paqes", tha anëtari i presidencës Beqiroviq.
Kërcënimet e Dodikut u dënuan edhe nga ambasada e ShBA-së në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët e vlerësojnë si jokushtetues paralajmërimin e presidentit të Republika Sërpskës.