Lider rajonal dhe botëror e kanë përkujtuar 27 vjetorin e gjenocidit Srebrenicë, të kryer në Bosnje e Hercegovinë në korrik të vitit 1995.
Schmit: Më rëndësi është sot të jesh në Srebrenicë
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmit para fillimit të ngjarjes kryesore të përkujtimit në Potoçari, tha se sot është shumë me rëndësi të jesh në Srebrenicë
“Nëse ne si bashkësi ndërkombëtare mendojmë se si të kontribuojmë për zhvillimin e Bosnje e Hercegovinës të bëhet pjesë e integrimeve evropiane dhe pse sot duhet patjetër të jemi prezent këtu, do të kuptojmë pse është më rëndësi të jesh këtu në Srebrenicë. Kjo me të vërtetë është përvojë dhe cështje me rëndësi, tha Schmit.
SHBA: Gjenocidi në Srebrenicë ngjarjet e errët për njerëzimin
Ambasadori i SHBA-së, në BeH, Michael Murphy, tha se gjenocidi në Srebrenicë është ngjarje e errët jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën, por edhe për gjithë njerëzimin.
“Zyrtarët e Bosnje-Hercegovinës në të gjitha nivelet kanë një përgjegjësi institucionale për të pranuar atë që ndodhi në Srebrenicë 27 vjet më parë, si dhe një detyrim të përhershëm për t'u mësuar brezave të ardhshëm për të mësuar të vërtetën, për të treguar respekt për viktimat, për të mbështetur të mbijetuarit dhe për të ndjekur penalisht autorët. , disa prej të cilëve janë ende të lirë”, tha Murphy.
Michel: Srebrenica, ngjarja më e errët e historisë moderne evropiane
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se gjenocidi në Srebrenicë paraqet një nga ngjarjet më të errëta të historisë moderne evropiane
"Ky përvjetor gjithashtu është një përkujtues, se duhet të punojmë bashkërisht për paqen në Evropë, dhe se Bosnjë e Hercegovina duhet të bëhet pjesë Bashkimit Evropian", ka shkruar Michel në Twitter me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
Gjukanoviq: Mohimi i gjenocidit nuk është ndalur kurrë
Në rrjetin social Twitter për Ditën përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë, është deklaruar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili theksoi se politika e mohimit të krimeve dhe refuzimi i pranimit të gjenocidit në Srebrenicë, nuk është ndalur asnjëherë në këto anë.
““Memec përpara të vërtetës se gjenocidi ndodhi para syve tanë dhe se ne ishim të pafuqishëm ta ndalonim atë. Të përulur para viktimave, familjeve dhe miqve të tyre, me të cilët ndajmë dhimbjen edhe sot, 27 vjet pas masakrës së Srebrenicës”, tha Gjukanoviç.
Kurti: Hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin sociale Facebook, në shenjë përkujtimi të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë, thotë se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë.
“Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara, shkruan Kurti.
Sipas tij dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar.
“E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia. Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi. Mes tjerash ai thekson se duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi.
Plenkoviç: Me nderim kujtojmë 8 mijë burra, djem e civilë boshnjakë të Srebrenicës
Ngushëllime për familjet e viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë, ka shprehur edhe kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
“Kanë kaluar 27 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, i cili përfaqëson humbjen e njerëzimit. Ne kujtojmë me nderim më shumë se 8,000 burra, djem dhe civilë boshnjakë të vrarë në Srebrenicë. Ne ngushëllojmë thellësisht me familjet dhe të dashurit e tyre”, tha Plenković në një mesazh në Tëitter.
Sot shënohet 27 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Në prani të disa mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë nga vende të ndryshme të botës, në Potoçari po mbahet një përkujtim dhe funeral për 50 viktima të tjera të identifikuara të gjenocidit në Srebrenicë nga korriku 1995.
Faktet e gjenocidit janë të padiskutueshme
Mohimi i fakteve të gjenocidit të vendosura nga dy gjykatat ndërkombëtare cenon të drejtat e të mbijetuarve dhe mbarë njerëzimit për të vërtetën dhe drejtësinë, tha sot drejtoresha e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Katring Bomberger.
Me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Bomberger tha se Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ndihmoi në hetimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe ofroi prova të padiskutueshme për identitetin e pothuajse 7,000 nga më shumë se 8,000 njerëzit, eshtrat e të cilëve ishin fshehur në shumë varrezat masive në Bosnjën lindore dhe se hetimi do të vazhdojë dhe se persona të tillë do të gjenden.