Halil Nukiq ishte vetëm 11 vjeç kur në vitin 1992 u largua nga vendlindja e tij Zapolje afër Bratunacit, Bosnjë dhe Hercegovinë, së bashku me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij. Në moshën 14-vjeçare, së bashku me nënën, vëllain më të vogël dhe motrat e tij, janë nisur për në Potoçari, ndërsa babai i tij Smajo dhe vëllai i tij 16-vjeçar, Mujo, u nisën me kolonën drejt territorit të lirë. Ata kurrë më nuk i pa. Dhe, shton se ata as në ëndërr nuk i vijnë.
Në vitin 2005, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, e ka varrosur vëllain e tij Mujo, ndërsa më 11 korrik (e hënë) do ta varros edhe babain i tij Smajo. Ai i kujton jashtëzakonisht mirë vitet e luftës: arratisjen e tij nga Zapolja, të cilës i vunë flakën nga njësitë serbe të Bosnjës, jetën me tezen e tij në fshatin Brezovicë, jetën e tij në Srebrenicë midis magazinës dhe stacionit të vjetër të policisë.
Ai i kujton lojërat e fëmijërisë me vëllain e tij Mujon, por edhe punën në arë me të atin Smajon. Po ashtu e kujton edhe datën e 11 korrikut të vitit 1995, në rrëmujën e madhe, kur nuk ishte përshëndetur, e as I kishte përqafuar vëllain dhe të atin.nuk i tha lamtumirën askujt dhe u përqafua me babanë dhe vëllain.
“Fëmijëria jonë ishte shkatërruar nga lufta. Nuk kishim fëmijëri. Fëmija na kaloi duke u strehuar të mos na vrasin. Dhe kaq”, thotë Halil Nukiq, sot një bashkëshort 41-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve që jeton në Shpionicë afër Srebrenikut.
Kujtime të dhimbshme
Vëllai im Mujo është gjetur në një varr masiv në Kamenicë - Çançari, dhe babai im Smajo diku në sipërfaqe. Janë gjetur vetëm një pjesë e kafkës dhe klavikulës. Duke e krahasuar varrimin e të vëllait me atë të babait, thotë se është pak më e lehtë, por se ka frikë se si do ta përballon nëna e tij Mushva, të ciës dy here i ka ra të fikët kur është bërë varrimi i djalit, Mujo.
“Tani është pak më e lehtë të durosh. Burri është pak i vjetër dhe i pjekur. Unë atëherë isha djalë, e kisha të vështirë ta përballoja. E vështirë, e vështirë... Këtë e dini vetë. Ai ishte dy vjet më i madh, ndërsa unë po e varros”, thotë ai.
Fotografia si përkujtim
Gjithçka që i ka mbetur nga babai i tij është vetëm një fotografi. Policia në Bratunac ia kishin dhënë nënës së tij foton që ishte në një nga dokumentet. Ai e mban mend mirë buzëqeshjen në fytyrën e të atit, të folurit, sjelljen e tij. Nukiq, shprehet se babai i tij nuk ka qenë i rreptë ndaj tij, ndaj vëllezërve Mujo dhe Eniz, si dhe motrave Smajila dhe Sanela.
“Para luftës ka punuar në ndërtim, pak ka qenë në shtëpi. Ne ishim me nënën, dhe zona jonë është bujqëësore, merret me blegtori, punojmë...”, thotë Nukiq.
Më 11 korrik 1995, me nënën e tij, vëllain 4-vjeçar Eniz dhe motrat Smajila dhe Sanela, shkoi në Potoçari dhe në moshën 14-vjeçare dëgjoi fjalimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.
“Larg Mlladiqit isha, le të themi 15-20 metra. Në atë video, kur ai fëmijë e përkëdheli në kokë, unë isha 15 metra larg. E di si... vjen... duart i ka perdredhur, askush nuk i mundet.
Të gjithë ne që ishim në Potoçari, jeta jonë nuk ishte në duart e tij”, thotë ai, duke kujtuar kohën kur u fikën kamerat.
“Atëherë u shfaq mjerimi dhe mizoriteti. Ishim në fabrikë, në dyqanin e kallajit. Shtëpia e verdhë e njohur, matanë rrugës, nuk është 20 metra, dhe ne ishim në atë fabrikë, dhe ata nxorën pesë-gjashtë djem, djem të aftë, i morën dhe askush nuk u kthye”, tregon Nuki.
Jeta në rrezik
Të nesërmen u detyruan të largoheshin nga fabrika, natën e kaluan në livadh dhe më pas erdhi momenti kur jeta e tij ishte vënë në rrezik. Ai ishte nisur drejt kamionëve dhe autobusëve të parkuar poshtë barrikadave tek ushtarët serbë që po ndanin djemtë nga nënat e tyre. Nuk i kujtohet sesi kaloi pranë tyre, si e shikonin...
“Nuk mund ta them këtë sepse kam qenë me fat dhe e kam kaluar, por me shumë mundësi ata shikonin. E di që shumë nga shokët e mi të shkollës nga Srebrenica nuk erdhën. Ata qëndruan në Potoçari. Unë pata fatin të kaloj”, thotë Nukić.
Djalin e tij e ka emëruar në bazë të vëllait. Në shtëpinë e ndërtuar në Shpionicë qëndron mbishkrimi Mujo N. Djali i kishte lindur në vitin 2006, dhjetë muaj pas varrimit të vëllait, ndërsa vajza i ka lindur në vitin 2008. Punon që kur di për vetë, është mjeshtër i mobiljeve me susta. Ai është i tërhequr nga vendlindja e tij, por jeton në Shpionicë, fëmijët e tij shkojnë në shkollë dhe ai u tregon se nga është dhe çfarë ka ndodhur.
“Ata pyesin për gjithçka. Nuk mund të shkoj në vendlindje pa ardhur ata me mua. Pra, nuk mund të largohesh sepse thonë: po vijmë edhe ne. Dhe, patjetër të bisedojmë. Dhe ne duhet të flasim. Nëse nuk flasim, do të mbarojë, nuk do të dijnë nga janë, çfarë dhe si ndodhi. Nëse nuk flasim do të ndodhë sërish”, tregon Nukić.
Ai mendon se njerëzit duhet të jetojnë së bashku në Bosnje e Hercegovinë.
“Ky është një vend i tillë. Ju mund të jetoni bashkë, por do të jeni në distancë dhe mos u besoni si babai im dhe njerëzit e të tjerë që u besuan në vitin 1992, se nuk do ta bëjnë atë, por duhet të jetohet”, vlerëson Nukiq, i cili ka pasur fatin të mbijetojë. Megjithatë, nëntë anëtar të familjes së tij, mes tyre vëllai dhe babai nuk arritën t’i mbijetojnë gjenocidin të cilën e kryen pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë së Republika Sërpskës.