Shqipëria bëhet me ambasadë në Bosnjë e Hercegovinë / Photo: ATA

Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 dhjetor 1992.


TRT Balkan / agjencitë