Nga një kazermë ushtarake, në një institucion kulturoro-arsimor, kështu ishte fati i njërës prej monumenteve historike të Istanbulit, që sot llogaritet si biblioteka më e madhe e qytetit buzë Bosforit.
Për dekada pasi kazermat Rami pushuan së shërbyeri funksionin e tyre ushtarak në vitet 1960, fati dukej se i kishte shërbyer një dorë mizore monumentit historik të Istanbulit.
Ndonëse që në vitin 1972 kompleksi i ndërtesave në distriktin Eyup u regjistrua si një "pronë kulturore" e mbështetur nga shteti në vitin 1972, ajo në vitet 1980 shërbeu në mënyra të ndryshme si parking dhe depo ushqimi.
Tani, pas një projekti të restaurimit që zgjati 8 vite, kjo ndërtesë e dëmtuar mori një pamje tërësisht tjetër duke u vënë në përdorim për libradashësit si bibliotekë.
Pavarësisht dedikimit të objektit ndër vite, emri nuk u ndryshua asnjëherë, dhe sot quhet biblioteka “Rami”.
Vetëm pas restaurimit të saj, biblioteka “Rami” tërhoqi vëmendjen e më shumë se 600.000 libradashësve.
Karakteristikat e objektit
Madhështia e bibliotekës në fjalë dëshmohet si me volumonozitetin ashtu edhe me shumëllojshmërinë e përmbajtjeve të ndryshme, ku strehon shtatë milionë libra dhe dokumente të tjera, duke përfshirë dorëshkrime të rralla dhe koleksione të veçanta.
Në hapësirat e objektit mund të qëndrojnë 4.200 njerëz duke shëtitur dhe shfletuar 36.000 metra katrorë rafte librash, dhoma restaurimi për dorëshkrimet e vjetra, salla intervistash, një kafene, një librari dhe një muze i vogël.
Korridoret e saj të gjata janë zbukuruar me vepra arti të frymëzuara nga e kaluara e Türkiyes, si dhe artistë modernë.
Institucioni shpreson të tërheqë si studiues ashtu edhe njerëz të thjeshtë dhe madje ka një kopsht prej 51.000 metrash katrorë për përdorim publik.
Historia e ndërtimit
Ndërtesa ku sot ndodhet biblioteka Rami është ndërtuar në vitet 1757-1774 gjatë sundimit të sulltanit Osman Mustafa III.
Ajo u rinovua për ushtrinë Asakir-i Mansure-i Muhammediye, e cila u krijua gjatë sundimit të Sulltan Mahmud II në vitet 1808-1839.