Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pallati i rinovuar Yildiz do të kontribuojë në atraksionet e përgjithshme historike, kulturore dhe turistike të Istanbulit.
Pallati i fundit osman në Istanbul është restauruar gjatë gjashtë viteve të fundit dhe sot është rihapur për vizitorët në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti turk Erdoğan.
“Sot jemi bashkë për të hapur një nga monumentet më të bukura historike të Istanbulit tonë të bukur”, tha Erdoğan.
Erdoğan tha se restaurimi i këtij kompleksi vazhdoi kujdesin për trashëgiminë kulturore dhe historike të Türkiyes.
“Prej vitit 2002, ne kemi restauruar rreth 6.000 pasuri kulturore përmes Drejtorisë sonë të’” Përgjithshme të Vakëfeve", tha Erdoğan.
Erdoğan theksoi se Pallati Yildiz nuk është një vepër e zakonshme apo një ndërtesë e zakonshme, por një kompleks që me historinë e tij 200-vjeçare dëshmoi vitet më të dhimbshme të Perandorisë Osmane.
Pallati Yıldız është pallati i fundit i Perandorisë Osmane dhe dëshmitar i ngjarjeve që lanë gjurmë të thella në histori.
Ai u ndërtua gjatë sundimit të Sulltan Selimit III dhe u zgjerua gjatë sundimit të Sulltan Abdulhamidit II.
Pallati Yıldız ndodhet në kodrën e Istanbuliıt me të njëjtin emër në lagjen Besiktas, ndërsa kompleksi luksoz mbulon një sipërfaqe prej rreth 500.000 metra katrorë.