Mbahet në Shkodër koncerti "Pianoja e humbur e Sulltan Abdylhamidit II".     Foto: AA

Në qytetin e Shkodrës është organizuar koncerti “Pianoja e Humbur e Sulltan Abdulhamidit të Dytë", me performancën e pianistes së njohur turke Tutu Aydınoğlu dhe përshkrimin e pedagoges Nuray Ocaklı.

Në aktivitetin e organizuar nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre" - Shkodër, në ambientet e Teatrit "Migjeni", ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve lokale në Shkodër, artdashës dhe të ftuar të tjerë.

Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse drejtori i Institutit "Yunus Emre" - Shkodër, Zafer Kıyıcı, i cili theksoi se kanë mundësinë të dëgjojnë vepra të mahnitshme.

“Si Institut Yunus Emre kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë qytetarëve të Shkodrës këtë projekt i cili është një tregues i mirë i interesit të Sulltan Abdulhamid Hanit II për pianon dhe muzikën klasike dhe që pasqyron qartazi se sa përzgjedhës ka qenë ai në muzikën klasike”, tha Kıyıcı.

Pas fjalëve përshëndetëse u mbajt koncerti i pianistes Aydınoğlu.

Koncerti u ndoq nga artdashësit dhe zyrtarët e ndryshëm, ku bënin pjesë vepra që janë gjetur në autopianon të blerë për Sulltan Abdylhamidin e Dytë.

AA