Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e valleve popullore Lili Cungu, e shquar për interpretimet dinjitoze, elegancë skenike, si dhe kulturë të lartë muzikore.
Të gjitha këto cilësi mundësuan që ajo të shtrojë rrugën e suksesit brenda dhe jashtë trojeve shqiptare si në vende të ndryshmë të Evropës, Azisë, Amerikës e Kanadasë, së bashku me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore ku ajo ka marrë pjesë më shumë se 30 vjet.
Cungu është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”, por gjatë aktivitetit të saj artistik me AKKVP-në ajo është nderuar edhe me çmime, urdhra e medalje të ndryshme. Për vdekjen e saj kanë reaguar personalitete të ndryshme të sferës artistike dhe politike, ndërkohë që homazhet për Cungun u hapën paraditen e së martës në hollin kryesor të TKOB-së.