Në rajonin e shkretëtirës Negev në jug të Izraelit janë gjetur mbetje të një xhamie që i përket shekullit të 7-të,
Sipas lajmit të gazetës "Yedioth Ahronot", në një deklaratë nga Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, thuhet se gjatë kërkimeve gjithëpërfshirëse për të ndërtuar një lagje të re në zonën Rahat në rajon, u gjetën mbetjet e një xhamie që daton nga periudha e parë e Islamit.
Në deklaratë thuhet se xhamia e vogël, e cila përbëhet nga një dhomë katrore me mihrabin në qendër dhe një mur në drejtim të Qabesë, është ndërtuar në shekullin e 7-të.
Theksohet se zbulimi i ri arkeologjik pasqyron gjurmët e kalimit gradual nga krishterimi në Islam në rajon mes shekujve 7 dhe 9-të. Bëhet e ditur se xhamia e zbuluar përmban shumë qeramikë që datojnë mes shekujve 7 dhe 8-të.
Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një shtëpi ferme të periudhës bizantine në zonë e cila mendohet se ka strehuar edhe fermerë të krishterë.
Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, në korrik 2019 njoftoi se në një vend rreth 2 kilometra nga xhamia e sapo zbuluar ishin gjetur sërish mbetje të një xhamie të shekullit të 7-të.