Kitara akustike e muzikantit të njohur John Lennon është shitur për 2,8 milionë dollarë (rreth 2,6 milionë euro) në një ankand në Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kitara e famshme Framus Hootenanny e përdorur nga Lennon në vitin 1964 u gjet pas 50 vjetësh në një tavan në Angli.
Kitara u shit në ankand në Hard Rock Cafe në Nju Jork të mërkurën për saktësisht 2,857,500 dollarë.
Kitara ishte në pronësi të John Lennon, dhe ai e përdori atë së bashku me George Harrison gjatë regjistrimit të albumit të The Beatles "Help!" (1965).
Shtëpia e ankandeve njoftoi se ky instrument është ndër pesë kitarat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand.
TRT Balkan / agjencitë