Startoi edicioni i gjashtë i festivalit “Statuafest” në Shkup

Startoi edicioni i gjashtë i festivalit “Statuafest” në Shkup

"Tango në rrugë" është tema e sivjetme e shfaqes e cila do të zgjasë deri më 25 qershor
Pamje nga festivali "Statuafest" i cili mbahet në Shkup deri më 25 qershor     Foto: AA

Në qendër të qytetit të Shkupit, filloi “Statuafest - Fytyra tjetër e rrugës”, një festival që shfaq artin e rrugës përmes statujave të gjalla.

Ky është edicioni i gjashtë i “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës” dhe tema e festivalit të sivjetme është “Tango në rrugë”.

Foto: AA

Organizatorët theksuan se festivali, ashtu si çdo vit më parë, rrëfen histori. Këtë vit rrëfimi është për tangon. Idea e tyre është që ta kthejnë Shkupin, në një rrugë të vogël, por gjithsesi të madhe, të vendosur në një hapësirë lëvizëse në thellësi të tangos argjentinase, me qëllim t’i takoj dhe shoh ata shkupjanë të cilët me gjithë shpirtë e duan tangon.

Foto: AA

Festivali organizohet nga “TEATROSK”, një produksion teatror që shfaq teatër në rrugë, promovime në rrugë dhe ngjarje të natyrës së ngjashme, me mbështetjen e ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 25 qershor.

Foto:  AA
AA