Nisi edicioni i 36-të i Panairit të Librit në Shkup.    /Foto: Skopski Saem/Facebook

Gjatë shtatë ditëve të panairit, vizitorët do të mund të zgjedhin libra nga oferta e pasur e autorëve vendas dhe të huaj nga mbi 60 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni, si dhe do të kenë mundësinë të marrin pjesë në mbi 30 promovime të librave dhe autorëve të rinj, në kuadër të Panairit.

Slogani i Panairit këtë vit është “Tregimi lexohet”, që është frymëzuar nga prania në rritje e rrjeteve sociale dhe mënyra e informimit të shpejtë përmes opsionit të quajtur “story”. Kjo fjali bën një lidhje midis opsionit për të postuar "story" në rrjetet sociale me historitë që kërkojmë në letërsi dhe tregohen në librat tanë të preferuar. Në këtë mënyrë, Panairi përpiqet të shkruajë një faqe të re në ekzistencë, duke iu afruar brezit të ri dhe stilit të ri të jetesës përmes gjuhës dhe zhargonit të njohur për kohën moderne.

Përveç përzgjedhjes së gjerë të librave, këtë vit Panairi organizon edhe punëtori edukative, promovime dhe takime me autorë që do të zhvillohen në stendat e botuesve, si dhe një program argëtues për fëmijë që me siguri do të jetë interesante për vizitorët më të vegjël.

Për herë të parë këtë vit do të zbatohet programi Fellowship i Shoqatës së Botuesve të Maqedonisë (MAI), i cili do të zgjasë deri më 20 prill dhe do t'u mundësojë pjesëmarrësve të programit të shikojnë nga afër Panairin dhe të njihen me autorë nga Maqedonia e Veriut.

Programi përfshin një shëtitje të organizuar nëpër Panairin e Librit, "takime të shpejta" me botuesit e vendit, një prezantim të Konkursit për përkthime të huaja të autorëve maqedonas të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, një panel diskutimi gjatë panairit në të cilin do të marrin pjesë pjesëmarrës të programit Fellowship, si dhe takime joformale me shkrimtarë, botues e përkthyes, si dhe një xhiro turistike nëpër Çarshinë e Vjetër dhe qendrën e Shkupit, të cilin do ta udhëheqë shkrimtari maqedonas Vasko Markovski.

TRT Balkan