Me pjesëmarrjen e 12 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup nis Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”. Gjatë 12 netëve të ardhshme, deri më 27 nëntor publiku shqiptar në Shkup dhe më gjerë do të ketë mundësi të ndjek shfaqet më të mira të produksioneve shqiptare.
Festivali starton me shfaqen “Ivanovi” të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, të autorit Anton Chekhov dhe me regji të Helvin Çulit.
Festivali organizohet nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, të cilët e kanë konsideruar këtë, si ngjarjen më të madhe kulturore të vitit.
Teatrot kryesorë shqiptarë bashkëorganizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet. Festivali “Moisiu” është emërtuar në nder të artistit shqiptar me famë botërore, Aleksandër Moisiu.
Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet çdo nëntor me rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë.
16 Nën 2022
Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” starton sonte në Shkup
Festivali starton me shfaqen “Ivanovi” të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, të autorit Anton Chekhov dhe me regji të Helvin Çulit.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
'Green Border' me 7 çmime në Festivalin e Filmit në Venecia
Transmetuesi publik i Türkiyes, bashkëprodhimi "Kufiri i Gjelbër", i drejtuar nga regjisorja mjeshtërore polake Agnieszka Holland, fiton gjithsej shtatë çmime, duke përfshirë "Çmimin Special të Jurisë", në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore