Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) shënoi humbje prej 132,5 miliardë franga zvicerane (141,5 miliardë dollarësh), sipas të dhënave përfundimtare për vitin e kaluar, për shkak të humbjes në pozicionet valutore.
SNB-ja publikoi të dhënat përfundimtare financiare për vitin 2022.
Sipas këtyre të dhënave, me ndikimin e rënies në tregjet e obligacioneve dhe të aksioneve, SNB-ja vitin e kaluar ka pësuar humbje prej 132,5 miliardë franga zvicerane (141,5 miliardë dollarë).
Tërhoqi vëmendjen se shuma në fjalë është humbja më e madhe e SNB-së në historinë 115-vjeçare.
Banka shpalli fitime prej 26 miliardë frangash zvicerane në vitin 2021 dhe shpërndau një divident prej 6 miliardë frangash zvicerane.
AA