Brazili hedh poshtë argumentin e Apple-s, duke pretenduar se nuk kishte prova që sugjeronin se shitja e telefonave të mençur pa karikues do të mbronte mjedisin.     Foto: Reuters / Arkivi

Qeveria braziliane ka pezulluar shitjet lokale të iPhone-vë që nuk përfshijnë karikuesit e baterive në paketë, pasi akuzoi kompaninë amerikane për kryerjen e “praktikave diskriminuese”.
Ministria e Drejtësisë e vendit ndaloi të martën shitjet e iPhone 12 dhe modeleve më të reja që nuk janë të pajisur me karikuesin e baterisë dhe ka gjobitur Apple-n me 2.3 milionë dollarë derisa kompania të përfshijë një në çdo paketë.
Ministria argumentoi se duke mos e shitur karikuesin me telefonin celular, Apple po angazhohet në një “praktikë të qëllimshme diskriminuese kundër konsumatorëve”.
Apple tha se masa iu përgjigj një “angazhimi mjedisor”.
Autoritetet hodhën poshtë argumentin e Apple-s, duke pretenduar se nuk kishte prova që sugjeronin se shitja e telefonave të mençur pa karikues do të mbronte mjedisin.
Reklama të rreme?
Apple ndaloi përfshirjen e një karikuesi në paketat e telefonit duke filluar me iPhone 12 në tetor 2020, duke thënë se kjo do t’i ndihmonte Apple-t të arrijë objektivin e saj për një gjurmë 100 për qind neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2030.
Vendi kishte vendosur tashmë një gjobë prej 2 milionë dollarësh vitin e kaluar për mospërfshirjen e karikuesve me pajisjet e tij iPhone 12 dhe gjithashtu akuzoi Apple për reklama të rreme.
Sipas autoriteteve, kompania “nuk ka marrë asnjë masë për të minimizuar dëmin dhe vazhdon të shesë celularë pa karikues”.
Vendimi i qeverisë vjen një ditë përpara se Apple të prezantojë iPhone14 të ri, i cili nuk pritet të ketë karikues.

TRT World