Elon Musk shet rreth 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s.     Foto: Reuters Archive

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk ka shitur aksione shtesë prej 3.95 miliardë dollarësh të Tesla-s pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë.

Në njoftimin e Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) thuhet se Musk shiti 19.5 milionë aksione të kompanisë.

Musk shiti aksione të Tesla-s me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë në prill dhe 6.9 miliardë dollarë në gusht të këtij viti.

Me shitjen e fundit, Musk shiti gjithsej rreth 19.4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s që nga prilli pasi ra dakord me Bordin e drejtorëve të kompanisë për të blerë Twitter-in.

AA