Elon Musk bëhet personi i parë që ka humbur 200 miliardë dollarë  Foto: AA

Jo të gjitha rekordet e thyera nga një prej njerëzve më të pasur në botë janë domosdoshmërisht të mira.

Elon Musk i Tesla-s është bërë personi i parë që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasi pasuria e tij arriti kulmin në 2021 në 340 miliardë dollarë, ajo ra në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla ranë 65% vitin e kaluar. Musk ishte personi i dytë që grumbulloi ndonjëherë një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, së bashku me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Viti 2022 ishte viti më i keq i pronarit dhe CEO i Twitter deri më sot, pasi ai u zëvendësua gjithashtu si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault.

Musk shiti një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të tij Tesla vitin e kaluar për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

TRT Balkan / agjencitë