Elon Musk shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të Twitter-it, disa ditë pasi finalizoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale.
Ky veprim e bëri Musk-un drejtor të vetëm në Twitter, përderisa ai njëkohësisht është edhe drejtor ekzekutiv në Tesla dhe SpaceX.
"Kjo është vetëm e përkohshme", shkroi Musk në Twitter pasi shkarkoi udhëheqësinë e lartë të kompanisë.
Midis të shkarkuarve ishin shefi ekzekutiv Parag Agrawal, shefi financiar Ned Segal dhe ish-kryetari i bordit, Bret Taylor.
Ekipet e Musk filluan të takohen me disa punonjës për të hetuar kodin e softuerit të Twitter dhe për të kuptuar se si funksiononin aspektet e platformës.
Musk, personi më i pasur në botë, ka ofruar gjithashtu të blejë të gjitha obligacionet e papaguara të Twitter-it, sipas një dosjeje të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC).
Në një dosje të veçantë të publikuar nga SEC, bëhet e ditur se princi saudit Alwaleed bin Talal ishte bërë aksioneri i dytë më i madh i Twitter-it, duke tejkaluar senatorit amerikan Chris Murphy nga shteti amerikan Connecticut.
"Sot po kërkoj nga Komiteti për Investimet e Huaja (CFIUS), i cili shqyrton blerjet e bizneseve amerikane nga blerës të huaj, të kryejë një hetim mbi implikimet e sigurisë kombëtare të blerjes së aksioneve në Twitter nga Arabia Saudite", shkroi Murphy.
"Ne duhet të shqetësohemi që sauditët, të cilët kanë një interes të qartë në shtypjen e fjalimit politik dhe ndikimin në politikën e SHBA-së, tani janë pronari i dytë më i madh i një platforme të madhe të mediave sociale", tha Murphy, duke shtuar: "Ekziston një çështje e qartë e sigurisë kombëtare në lojë dhe CFIUS duhet të bëjë një rishikim".
Blerja e Twitter-it nga Musk ka ndezur një stuhi debati në lidhje me lirinë e shprehjes kundrejt dëmit në internet, pasi vetë Musk më parë kritikoi politikat e moderuara të Twitter-it dhe akuzoi platformën për njëanshmëri ndaj pikëpamjeve të krahut të majtë.
Musk nuk ka detajuar ende planet e sakta për vizionin e tij të Twitter-it, por ai pritet gjerësisht të lehtësojë rregullat e moderimit si dhe të shkurtojë stafin e kompanisë.
Ai gjithashtu besohet se po mbron idenë për t'u kërkuar përdoruesve të paguajnë për shenjën verifikuese "blue check", që përdoret për të verifikuar llogaritë e personave të famshëm, politikanëve, udhëheqësve të biznesit dhe gazetarëve.
1 Nën 2022
Elon Musk shkarkon udhëheqësinë dhe bëhet drejtor i vetëm i Twitter-it
Pas blerjes së kompanisë Twitter, Elon Musk shkarkoi udhëheqësinë e lartë, mes të cilëve edhe shefin ekzekutiv, atë të financave dhe kryetarin e bordit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Raport: Ballkani Perëndimor mund të zëvendësojë gazin me energji të gjelbër
Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë së bashku një kapacitet të kombinuar prej 23 gigavatësh të kapacitetit të mundshëm të energjisë diellore dhe të erës, sipas të dhënave nga Global Energy Monitor.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore