Industrialisti indian Gautam Adani është bërë personi i tretë më i pasur në botë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, hera e parë që një aziatik renditet në tre të parët.
Miliarderi shumëfishoi pasurinë e tij neto më shumë se dy herë, e që arriti në 137.4 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke u ngjitur 20 vende pas Ilon Mask dhe Xhef Bezos.
Miliarderi i vetëkrijuar Adani, 60 vjeç, e bëri pasurinë e tij në porte nëpërmjet tregtimit të mallrave. Ai tani drejton konglomeratin e tretë më të madh të Indisë me interesa që variojnë nga minierat e qymyrit dhe vajrat ushqimorë, aeroporte dhe medie.
Rritja e vlerës së tij neto pasqyron rritjen stratosferike të kapitalizimit të tregut të kompanive të tij të listuara publikisht pasi investitorët mbështesin zgjerimin agresiv të bizneseve të vjetra dhe të reja të Grupacionit Adani.
Aksionet në ndërmarrjet udhëheqëse Adani – nga të cilat miliarderi zotëron 75 për qind – janë rritur më shumë se 2,400 për qind që nga marsi 2020 dhe janë dyfishuar në vlerë në gjashtë muajt e fundit.
Rritja e çmimeve të aksioneve në kompani të tjera të grupacionit, duke përfshirë Adani Transmission, Adani Power, Adani Ports dhe Adani Green Energy, e ka katapultuar Adanin përpara kolegut të tij miliarder indian Mukesh Ambani.
I lindur në qytetin Ahmedabad në shtetin perëndimor të Gujarat, në një familje të klasës së mesme, Adani e braktisi kolegjin për të punuar për një kohë të shkurtër në industrinë e diamanteve përpara se të fillonte biznesin e tij të eksportit në vitit 1988.
Në vitin 1995, iu dha një kontratë për të ndërtuar dhe për të operuar një port detar tregtar në Mundra në Gujarat, i cili që atëherë është rritur në portin më të madh të Indisë.
Në të njëjtën kohë, Adani u zgjerua në prodhimin e energjisë termike dhe minierat e qymyrit në Indi dhe jashtë saj.
Vitet e fundit, konglomerati ka ndërmarrë sipërmarrje në petrokimike, çimento, qendra të dhënash dhe rafinim të bakrit, përveç krijimit të një biznesi ambicioz të energjisë së rinovueshme.
Investimet e fundit në mediet indiane dhe një ofertë për rrjetin 5G këtë vit kanë nxitur spekulimet se perandoria e miliarderit së shpejti mund të prishë sektorët e dominuar nga Ambani.
Por zgjerimi i shpejtë i Adanit në bizneset me kapital intensiv ka ngritur alarmin, me CreditSights të Fitch që paralajmëroi javën e kaluar se grupi është “thellësisht i mbitheksuar”.
“Në një skenar të rastit më të keq, planet tepër ambicioze të rritjes të financuara nga borxhi mund të kthehen përfundimisht në një kurth të madh borxhi, ndoshta duke kulmuar në një situatë të vështirë ose mospagim,” tha në një shënim firma e kërkimit të tregut të kredive.
AFP
31 Gus 2022
Indiani Gautam Adani u bë njeriu i tretë më i pasur në botë
Me pasurinë e tij neto prej 137.4 miliardë dollarësh, Adani tani renditet menjëherë pas drejtorit ekzekutiv të Tesla-s, Ilon Mask (Elon Musk), dhe themeluesit të Amazon-it, Xhef Bezos (Jeff Bezos).
AFP
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
BE-ja kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet
Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.
Raport: Ballkani Perëndimor mund të zëvendësojë gazin me energji të gjelbër
Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë së bashku një kapacitet të kombinuar prej 23 gigavatësh të kapacitetit të mundshëm të energjisë diellore dhe të erës, sipas të dhënave nga Global Energy Monitor.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore