Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në Bruksel ka pritur në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Liderët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina udhëtuan në Bruksel për të mbajtur takim të nivelit të lartë me presidenten e KE-së.
"Sot prita liderët e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me ekonomitë dhe tregjet tona me Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin", u shpreh Von der Leyen në X.
Presidentja e KE-së ndau edhe video nga pritja, ndërsa në takim të pranishëm janë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Kosovës Albin Kurti, i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mockoskii Malit të Zi Millojko Spajiq, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Borjana Kristo.