Greqi: Një zjarr në pyll në Keratea përfshiu vendbanimet

Zjarri që shpërtheu në pyllin e Kerateas, rreth 50 kilometra nga Athina, kryeqyteti i Greqisë, përfshiu edhe vendbanimet.

Ministria e Mjedisit dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë u dërgoi një mesazh urgjent qytetarëve me kërkesë për evakuimin e disa vendbanimeve si Paliokamariza, Lavriotiki, Markati, Plaka dhe Panorama pranë Keratesë.

Zyra e kryebashkiakut të Lavriotiki paralajmëroi se zjarri në pyll tashmë kishte përfshirë shtëpitë në atë rajon.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i shuajnë flakët nga ajri dhe toka, por erërat e forta po pengojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Qyteti i Kerateas ndodhet në kodrat në pjesën juglindore të gadishullit të Atikës, gjashtë kilometra në perëndim të bregut të detit Egje.

AA