Zjarret në Greqi, kërkohet evakuim i fshatrave në gadishullin e Peloponezit / Photo: AA

Shteti grek vazhdon të përballet me situatën kritike të zjarreve në zonën pyjore të gadishullit të Peloponezit, nga ku qeveria ka bërë thirrje për evakuimin e fshatrave Sofiana dhe Rethi në rajon.

Televizionit shtetëror grek, ERT, ka raportuar se banorët e fshatrave Sofiana dhe Rethi kanë marrë një mesazh në celularët e tyre mëngjesin e sotëm nga shërbimet e Mbrojtjes Civile, ku u kërkohet ta evakuojnë zonën.

Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë betejës për të shuar zjarrin, i cili ka vijuar në shumë fronte dhe është afruar në zona të banuara.

Ditën e djeshme u zbulua se nga zjarri kanë humbur jetën dy banorë të zonës, të moshës 35 dhe 40 vjeç, të cilët kanë marrë pjesë vullnetarisht në punimet për shuarjen e zjarrit.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit pyjor, i cili nisi të dielën pranë Ksilokastros në gadishullin e Peloponezit, vijojnë në ditën e tretë, si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Ndërkaq, përpjekjet për shuarjen e zjarrit, të mbështetura nga ekipet e zjarrfikësve, banorëve vendas dhe vullnetarëve, po vazhdojnë me vështirësi për shkak të erës së fortë që mbizotëron në rajon.


AA