Dëgjimi i muzikës instrumentale për 20 minuta në ditë zbut migrenën     Foto: TRT Balkan

Shkencëtarët kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës për 20 minuta në ditë zbut migrenën dhe dhimbjet e kokës.

Një studim pilot për matjen e efektit të muzikës instrumentale te pacientët me migrenë është publikuar në revistën mujore “Complementary Therapies in Medicine”, që po përgatitet nga studiues francezë, gjermanë dhe amerikanë dhe përfshin kërkime në mjekësinë alternative.

Në hulumtim, një grup prej 20 personash, kryesisht gra, kanë dëgjuar rregullisht muzikë instrumentale në dy seanca në ditë, për tre muaj.

Si rezultat i terapisë, e kryer në 20 minuta dhe gjithsej pesë faza, është vënë re se migrena dhe dhimbjet e kokës te subjektet filluan të ulen gradualisht.

Efekt pozitiv tek ankthi dhe depresioni

Tek 50 për qind e pjesëmarrësve është vënë re se shpeshtësia e sulmeve është ulur me 50 për qind dhe nevoja për mjekim gjithashtu është reduktuar.

Studimi zbuloi gjithashtu se gatishmëria e pjesëmarrësve për të kontrolluar depresionin dhe ankthin është përmirësuar.

Ndër të tjera, thuhet se ky hulumtim, edhe pse në përmasa të vogla, do të ndihmojë që në të ardhmen të bëhen prova klinike më gjithëpërfshirëse për muzikoterapinë.

AA