Shtetet më vegjetariane në botë.     Foto: AA

Pavarësisht nëse vegjetarianizmi ndiqet me qëllim të mbrojtjes së kafshëve, ruajtjes së burimeve mjedisore, udhëheqjes së një jete më të shëndetshme ose për shkak të traditave kulturore, praktika mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin dhe gjurmët e karbonit.
Anketa Globale e Konsumatorëve, Statista nxjerr në pah shtetet të cilat preferojnë një diet pa mish dhe ato të cilat kanë shënuar rënie të përqindjes së vegjetarianizmit.

India shënon rrënie, por vazhdon të mbetet lider
Ndërsa vegjetarianizmi po zgjerohet ngadalë në disa vende të botës, në disa të tjera që madje shquhen për nga ky aspekt, si për shembull India, vegjetarianizmi është në rënie. Këtu dietat tradicionale vegjetariane po ndërrohen gjithnjë e më shumë me një qasje omnivore ndaj të ngrënit.
Sipas Anketës Globale të Konsumatorëve, Staitista ndërkohë që në vitin 2019 rreth një e treta e indianëve urbanë thanë se ishin vegjetarianë apo 32.7 për qind, kjo u ul në afërsisht një të katërtën deri në 2022, apo 26.5 për qind.
Dietat vegjetariane janë bërë më të njohura në tri vitet e fundit në përgjithësi, por disa vende janë më të qëndrueshme se të tjerët në dashurinë e tyre për mishin.

Vendet e tjera që kanë shënuar rënie
Kina është shteti që ka shënuar përqindjen më të lartë të rënies sa i përket vegjeterianizmit në botë, në përjashtim të Indisë.
Nga 9.6 për qind në vitin 2019, në 5.4 për qind në vitin 2022, një rënie thuajse për gjysmë.
Më pas vjen Brazili, ku nga 3.4 për qind në vitin 2019, tani vetëm 2.2 për qind e popullsisë llogariten si popull vegjetarian.
Dy vende të tjera të cilat po ashtu kanë shënuar rrënie të vogël të një diete mishi janë Meksika nga 2.6 në 2.4 për qind, dhe Spanja, nga 2.2 në 2.1 për qind brenda tri viteve.
Koreja e Veriut e humb epitetin si populli më pak vegjetarian
ShBA-ja është vendi ku populli i saj ka preferuar më së shumti dietën pa mish gjatë periudhës 3-vjeçare. Në këtë vend nga 2.9 për qind të popullit vegjetarian gjatë vitit 2019, tani kjo përqindje rezulton në 5.1 për qind.
Gjermania gjithashtu ka një rritje të numrit të popullsisë që nuk konsumojnë mishin dhe janë bërë vegjetarianë, nga 4.1 në 6 për qind në afat kohor prej 3 vitesh.
Britania e Madhe ka rritje prej 1 për qind, gjegjësisht nga 5.5 në 6.5 për qind.
Ndërsa çuditërisht, shteti i fundit sa i përket vegjetarianizmit në botë, Koreja e Veriut, tani më nuk mund të llogaritet si i tillë, meqë brenda 3 viteve nga 0.9 për qind, populli korean thuajse e ka trefishuar interesin e tyre për të qenë vegjetarian, me 2.5 për qind.

Çfarë është vegjetarianizmi në të vërtetë?
Për të shpjeguar shumë rrënjësisht, vegjetarianizmi është të pranosh një dietë që nuk përmban ushqim për kafshë, të veprosh me vetëdije për çështje të tilla si shenjtëria e jetës së gjallë dhe qëndrueshmëria e natyrës.
Individi vegjetarian nuk konsumon shpendë, mish të kuq, peshk, ushqim deti ose ndonjë mish tjetër kafshe të vrarë për mishin e tij. Vegjetarianizmi është një praktikë dietike me bazë bimore me ose pa produkte qumështi dhe vezë.
Cilat janë dobitë e vegjetarianizmit?
Shumë njerëz mendojnë se një jetë pa mish do të jetë e mërzitshme, e pashëndetshme dhe e dëmshme për trupin tuaj. Ky është një keqkuptim i zakonshëm pasi vegjetarianizmi ka shumë përfitime për trupin e njeriut. Kalimi në një dietë vegjetariane ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin e diabetit, parandalimin e kancerit dhe ruajtjen e vitaminave.

TRT Balkan