Për shkak të nxehtit të paktën 15.000 njerëz vdiqën në vitin 2022 në vende të ndryshme të Evropës. Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetëtisë, në disa të Evropës janë regjistruar mijëra viktima si pasojë e temperaturave të larta.
“Midis tyre, rreth 4.000 vdekje në Spanjë, më shumë se 1.000 në Portugali, më shumë se 3.200 në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 4.500 vdekje në Gjermani janë raportuar nga autoritetet shëndetësore gjatë 3 muajve të verës”, thonë nga OBSH.
Ky vlerësim pritet të rritet pasi më shumë vende raportojnë për vdekje të tepërta për shkak të nxehtësisë.
Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE) raportoi se më shumë se 11.000 njerëz më shumë vdiqën midis 1 qershorit dhe 22 gushtit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019 – vitin e fundit para pandemisë COVID-19. INSEE sugjeroi se këto shifra “ka të ngjarë të shpjegohen nga vala e të nxehtit që ndodhi në mes të korrikut, pas një episodi fillestar të valës së të nxehtit që nga mesi i qershorit”.
Temperaturat në Evropë janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës 1961-2021, me një normë mesatare prej rreth 0,5 celsius për dekadë. Ky është rajoni me ngrohjen më të shpejtë, sipas një raporti të lëshuar këtë javë nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Temperaturat ekstreme shkaktuan më shumë se 148.000 jetë të humbura në Rajonin Evropian në 50 vitet e kaluara. Në vetëm 1 vit që nga ajo kohë, ne humbëm të paktën 15.000 jetë të tjera.
“Në vitin 2021, ngjarjet me ndikim të lartë të motit dhe klimës çuan në qindra vdekje dhe prekën drejtpërdrejt mbi gjysmë milioni njerëz. Rreth 84% e këtyre ngjarjeve ishin përmbytje ose stuhi”, theksojnë nga OBSh.
Këto ndikime në shëndet që njerëzit në rajonin tonë po përjetojnë tani me një rritje prej 1,1 celsius të temperaturës mesatare globale japin vetëm një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të presim nëse temperatura rritet 2 celsies e lart krahasuar me nivelet paraindustriale. Kjo duhet të japë alarmin për të ardhmen tonë në një klimë në ndryshim.
Nësë mungojnë masat, shtohen sëmundjet dhe vdekjet
Gjatë dekadave në vijim, ekspozimi në rritje dhe ndjeshmëria ndaj valëve të të nxehtit dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit siç thonë nga OBSh do të çojë në më shumë sëmundje dhe vdekje nëse vendet nuk marrin masa vërtet drastike përshtatëse dhe zbutëse për të trajtuar ndryshimet klimatike.
“Përshtatja do të thotë t’i bësh sistemet dhe shoqëritë shëndetësore të përshtatshme për t’u përballur me të ardhmen përpara. Për shembull, planet e veprimit për ngrohjen-shëndetin janë thelbësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke mbrojtur komunitetet nga vdekja dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. Më shumë se 20 vende në rajon kanë plane për ngrohjen dhe shëndetin. Edhe pse kjo është inkurajuese, nuk është aspak e mjaftueshme”, thonë nga OBSh.
Mes tjerash ata vlerësojnë se nëse përgatitemi më mirë për një rajon më të nxehtë, do të shpëtojmë shumë jetë.