Fjala “çokollatë” mund të lidhet me diçka të ëmbël sot, por për pjesën më të madhe të historisë së saj çokollata ishte pije e hidhur, jo pije e ëmbël.
E zezë, e bardhë, me lajthi, me rrush të thatë, me qumësht ose me karamel. Ka mijëra lloje të çokollatës në botë, por pothuajse të gjitha janë njësoj të shijshme, dhe pothuajse të gjithë njerëzit e duan çokollatën.
Nëse keni llogaritur ndonjëherë nëse duhet të hani çokollatë sot, sa kube duhet të hani dhe si do të ndikojë ajo në shëndetin tuaj, sot jeni të lirë të hani disa kube pa asnjë pendim. Edhe pse ka disa ditë kushtuar çokollatës, 13 shtatori festohet ende si Dita Ndërkombëtare e Çokollatës.
Shoqata Kombëtare e Pastiçerisë deklaron se 13 shtatori festohet si Dita Ndërkombëtare e Çokollatës, e cila përkon me ditëlindjen e Milton S. Hershey, themeluesit të kompanisë së çokollatës Hershey.
Thelbi i çokollatës natyrisht janë kokrrat e kakaos, përbërësi bazë për prodhimin e kësaj ëmbëlsire.
Vetë fjala “çokollatë” vjen nga gjuha spanjolle, përkatësisht nga fjala e Aztekëve ‘xocolatl’, që do të thotë “ujë i hidhur”.
Aztekët i shtypnin kokrrat e kakaos, pastaj i pinin pa shtuar sheqer dhe mendonin se ato kokrra vinin nga perënditë, ndaj e quajtën “ushqimi i perëndive”.
Historia e çokollatës dhe krijimi i saj nga kokrrat e kakaos mund të gjurmohet që nga Maja e lashtë, dhe madje edhe më herët tek Olmekët e lashtë të Meksikës jugore.
Fjala “çokollatë” mund të krijojë imazhe të diçkaje të ëmbël, por për pjesën më të madhe të historisë së saj çokollata ishte pije e hidhur, jo pije e ëmbël.
Ka kumtime kundërthënëse se kur çokollata mbërriti në Evropë, megjithëse ka shumë të ngjarë që për herë të parë mbërriti në territorin evropian në Spanjë. Një histori thotë se Kristofer Kolombo zbuloi kokrrat e kakaos pasi ndaloi një anije tregtare në udhëtimin drejt Amerikës dhe mandej i solli kokrrat me vete në Spanjë në 1502.
Një histori tjetër thotë se Hernando Cortes i solli kokrrat e kakaos në Spanjë. Pija me çokollatë që përfshinte sheqer u bë e njohur menjëherë. Fjala “çokollatë” u shfaq për herë të parë në dokumentet e shkruara në Angli në 1604.
Çokollata u bë e njohur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, pastaj shumë shpejt mori formën dhe shijen e njohur sot.
Çokollata prodhohet nga frutat e pemëve të kakaos, me origjinë nga Amerika Qendrore dhe Jugore. Frutat quhen bishtaja dhe çdo bishtajë përmban rreth 40 kokrra kakao. Ato thahen dhe piqen për të krijuar kokrra të kakaos.
Prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të kakaos dhe të çokollatës
Tregtia vjetore e çokollatës në botë arrin në 28.6 miliardë dollarë. Midis viteve 2019 dhe 2020 eksportet e çokollatës u ulën me -1.97%, nga 29.2 miliardë dollarë në 28.6 miliardë dollarë. Tregtia e çokollatës përfaqëson 0.17% të tregtisë së përgjithshme botërore. Prodhuesit më të mëdhenj të kakaos në botë janë Bregu i Fildishtë, Gana dhe Ekuadori, kurse eksportuesit më të mëdhenj të çokollatës në botë janë Gjermania, Belgjika, Italia dhe Polonia.
Në vitin 2020, Gjermania eksportoi çokollatë me vlerë 4.98 miliardë dollarë, Belgjika 2.7 miliardë dollarë, Italia 2.11 miliardë dollarë dhe Polonia 2.03 miliardë dollarë.
Në vitin 2020, importuesit kryesorë të çokollatës ishin Shtetet e Bashkuara me 2.9 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 2.31 miliardë dollarë, Gjermania me 2.24 miliardë dollarë, Franca me 2.2 miliardë dollarë dhe Holanda me 1.38 miliardë dollarë.
13 Sht 2022
Dita Ndërkombëtare e Çokollatës: Pija e hidhur që u bë kënaqësi e ëmbël
Fjala “çokollatë” mund të lidhet me diçka të ëmbël sot, por për pjesën më të madhe të historisë së saj çokollata ishte pije e hidhur, jo pije e ëmbël.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore