Koncepti i "udhëtimit si terapi" është konfirmuar nga kërkimet e fundit australianë që lidhin përvojat e udhëtimit me disa nga terapitë që ekspertët rekomandojnë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor.
Ekspertët e shëndetësisë po binden gjithnjë e më shumë për konceptin e “udhëtimit si terapi” dhe përfitimet reale që turizmi mund të sjellë në shëndetin tonë mendor.
Një studim i Universitetit Edith Cowan (ECU) në Australi, i kryer së bashku nga ekspertë të turizmit dhe shëndetit, thuhet se përderisa pushimet janë kohë çlodhje, ato mund të kenë edhe një aspekt terapeutik. Tashmë është e njohur se rezervimi i një pushimi në vetvete e përmirëson disponimin, siç tregoi hulumtimi nga Universiteti i Cornwall-it shumë vite më parë.
“Ekspertët mjekësorë mund të rekomandojnë trajtime kundër demencës si terapinë muzikore, stërvitjet, stimulim njohës, terapi reminishence, stimulim shqisor dhe rregullim të kohës së vaktit të pacientit dhe mjedisit rrethues”, tha studiuesi kryesor doktor Yun Wen.
“Të gjithë këta elementë janë të pranishëm edhe gjatë pushimeve”, thotë ajo.
Hulumtimi thekson se shkuarja në pushime lejon ndryshimin e mjedisit dhe ofrimin e përvojave të reja, duke rezultuar në stimulim kognitiv dhe ndijor. Përveç kësaj, turistët kalojnë më shumë kohë jashtë, gjë që u lejon atyre të thithin vitaminën D dhe serotoninën, në një vend të ftohtë ose të nxehtë.
Mes tjerash, në pushime bëjmë më shumë aktivitete fizike, sidomos duke ecur. Vaktet shoqërohen me momente shoqërimi me njerëz të tjerë, gjë që “ndikon pozitivisht në sjelljen e të ngrënit të pacientëve me demencë”, vlerëson doktor Ven.
Të gjitha këto përvoja kombinohen për të paraqitur një "eksperiencë holistike turistike".
“Pas dy vitesh të shënuar nga pandemia Covid-19, kjo është koha e duhur për të përcaktuar rolin e turizmit në shëndetin publik – dhe jo vetëm për turistët e shëndetshëm, por edhe për kategoritë vulnerabël”, përfundon Dr. Ven.