Ngjarja ka ndodhur teksa gazetarja Dominique Metzger po regjistronte një film nga Kupa e Botës në Katar për televizionin argjentinas, kur një autor i panjohur i nxori portofolin nga çanta.
Një gazetare argjentinase është grabitur në Doha pranë një zone ku mblidhen tifozët për Kupën e Botës dhe gjatë marrjes në pyetje nga policia i është premtuar se autori do të zbulohej shpejt dhe asaj iu ofrua të zgjidhte vetë dënimin për hajdutin.
Ngjarja ka ndodhur teksa gazetarja Dominique Metzger po regjistronte një film nga Kupa e Botës në Katar për televizionin argjentinas, kur një autor i panjohur i nxori portofolin nga çanta.
Pas raportimit të rastit, Metzger u dërgua në një stacion tjetër policie, në seksionin e grave, ku i thanë se duhet të jepte deklaratë.
"Pastaj ndodhi një moment kompleks. Më pyetën si doja të ishte dënimi i atij personi. Më shpjeguan se kamerat janë vendosur gjithandej dhe për këtë arsye ata do të gjejnë shpejt autorin", shpjegoi Metzger.
Policët e Katarit i thanë gazetares argjentinase se ajo vetë mund të zgjedhë një dënim për vjedhësin dhe duke e bërë këtë ata e pyetën nëse ajo dëshironte ai të dënohet me burgim prej pesë vjetësh ose të jetë deportuar.
- Unë iu përgjigja se vërtet nuk dua ta vë veten në një pozicion të tillë sepse nuk mund të vendos për çështje të tilla sepse nuk jam gjykatës, tha ai gazetari i televizionit argjentinas “TN”.
Duke folur për rasti gazetarja argjentinase tha se ia vodhën portofolin kur po bënim transmetimin e drejtpërdrejtë. Shqëtësimin më të madh ajo e kishte dokumentet dhe kartat.
Eksperienca që nuk prisni t'i përjetoni, i jetoni ato, ishte komenti i saj.