Ka ngordhur elefantja Mali, e cila kaloi pothuajse pesë dekada e vetme në një kafaz në kopshtin zoologjik të Manilës, kryeqyteti i Filipineve.
Mali ishte elefantja e vetme në vend ndërsa në Filipine u soll në 1977. Ajo kaloi 46 vjet në kopshtin zoologjik.
Sipas Agjencisë filipinase të Lajmeve (PNA), qeveria e qytetit të Manilës njoftoi në një deklaratë se Mali, e cila ishte e njohur si "elefantja më e vetmuar në botë", ka ngordhur në moshën 49-vjeçare.
Mali në vitin 1977 u soll në Filipine nga Shri Lanka si dhuratë për Imelda Marcos, gruaja e prijësit filipinas të asaj kohe Ferdinand Marcos.
Ajo ishte tre vjeçe kur mbërriti dhe që atëherë u dërgua në kopshtin zoologjik të Manilës. Veterineri i kopshtit zoologjik dr. Heinrich Patrick Domingo tha se Mali supozohet se ka ngordhur nga dështimi kongjestiv i zemrës.
Grupet e të drejtave të kafshëve kanë luftuar për vite që Mali të lirohet dhe të rehabilitohet.
Anëtari i grupit britanik "The Beatles", Paul McCartney, e mbështeti këtë fushatë duke i shkruar një letër presidentit të atëhershëm të Filipineve, Benigno Aquino, në vitin 2013.