Si ndikojnë erërat në disponimin dhe jetën tonë të përditshme?

Si ndikojnë erërat në disponimin dhe jetën tonë të përditshme?

Era e duhur ose e gabuar mund të ndikojë në ndjenjat tona pa e ditur as ne për këtë.
Si ndikojnë erërat në disponimin dhe jetën tonë të përditshme? / Photo: AA

A e dini se shqisa e nuhatjes është 10.000 herë më e ndjeshme se çdo shqisë tjetër njerëzore? Kjo ndodh sepse receptorët ndijorë në pjesën e sipërme të hundës dërgojnë mesazhe direkt në tru, ku këto mesazhe interpretohen si erë.

I njohim aromat menjëherë, gjë që është e pabesueshme, duke marrë parasysh faktin se ka mijëra erëra, të ndjeshme ndaj kombinimeve të ndryshme të receptorëve. Është sikur molekulat e erës po luajnë një simfoni, dhe hunda është e gjithë orkestra.

Ato njihen nga pjesa më e vjetër dhe më primitive e trurit - sistemi limbik. Është gjithashtu një fushë që ndikon në të mësuarit, kujtesën - dhe emocionet. Prandaj, nuk është për t'u habitur që disa aroma mund të kenë një fuqi të tillë mbi disponimin tonë.

Për shembull, një nga aromat më të famshme dhe më të përhapura, livando, ndihmon në relaksimin dhe uljen e tensionimit. Por, ka edhe nga ato aroma që e bëjnë trurin tonë të ndalojë dhe t'i kushtojë vëmendje.

Era e duhur ose e gabuar mund të ndikojë në ndjenjat tona pa e ditur as ne për këtë.

Si mund ta përdorim fuqinë dhe ndikimin e aromës në jetën tonë të përditshme?

Disa aroma, veçanërisht vanilja dhe trëndafili, janë pothuajse të pëlqyera nga të gjithë. Ata veprojnë si përmirësues relaksues të humorit. Këto erëra të këndshme përmirësojnë disponimin tonë, por ndonjëherë dëmtojnë gjykimin tonë.

Madje, disa studime tregojnë se prania e një ere të këndshme rrit sasinë e parave që njerëzit luanin në kazino!

Mprehja e perceptimit

Disa aroma të këndshme, por të mprehta, si menti dhe limoni, janë vërtetuar se mprehin gjykimin, përmirësojnë performancën e punës dhe rrisin vigjilencën.

Rehati dhe relaksim

Aromat e njohura të shtëpisë mund të kenë një efekt qetësues, madje ngushëllues te ne. Aroma të errëta dhe të pasura në përgjithësi mund të krijojnë një ndjenjë rehatie. Për ta bërë dhomën të duket më e madhe, përdorni aroma trangulli, aloe vera ose agrume. Për efekt të kundërt, zgjidhni aroma pikante, të drunjta ose të ëmbla.

Era e tërheqjes

Është një element shumë i rëndësishëm tërheqës, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ndier një kimi të caktuar me një person. Studime të shumta konfirmojnë se njerëzit marrin nënvetëdijshëm feromonet e partnerëve të mundshëm (hormonet që mund të udhëtojnë jashtë trupit dhe zbulohen nga nuhatja).

Për një ndjenjë force

Parfumet që kanë qenë prej kohësh të njohura për rritjen e vetëbesimit janë orkide dhe dru sandali.

HINA