Një peshkatar australian dhe qeni i tij janë shpëtuar pas dy muajsh në Oqeanin Paqësor, duke i mbijetuar sprovës duke pirë ujë shiu dhe ngrënë peshk të papërpunuar.
Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella u nisën në një katamaran nga qyteti bregdetar i Meksikës La Paz në prill dhe planifikuan të lundronin rreth 6.000 kilometra përpara se të hidhnin spirancën në Polinezinë tropikale Franceze.
Por, ata shpejt e gjetën veten të bllokuar në Oqeanin e gjerë Paqësor pasi uji i trazuar dëmtoi anijen dhe rrëzoi pajisjen e saj elektronike.
Sipas një lajmi në "9 News", mjeku ka konstatuar se peshkatari Tim Shaddock është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ai u gjet pasi një helikopter që udhëtonte në Oqeanin Paqësor e pa varkën e tij.
Me mjekër të ashpër, 51-vjeçari Shaddock ishte dukshëm i dobësuar pasi mbijetoi në dietën spartane të ushqimeve të oqeanit, por tha se përndryshe ndihej "me shëndet shumë të mirë".
"Kam kaluar një provë shumë të vështirë në oqean," tha ai, "Unë kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë, sepse kam qenë vetëm në oqean për një kohë të gjatë."
Mike Tipton, profesor i fiziologjisë njerëzore, e përshkroi luftën e peshkatarit dhe qenit për mbijetesë si "një kombinim i fatit dhe aftësisë".
Duke deklaruar se mbijetesa varet nga sigurimi i një burimi uji të freskët, Tipton tha se mundësia që Shaddock dhe qeni i tij të gjendeshin në Oqeanin Paqësor ishte po aq e vështirë sa "të kërkosh një gjilpërë në kashtë".
Duke theksuar se Bella i ndihmoi shumë në mbijetesën e tyre, Tipton theksoi rëndësinë e forcës mendore të nevojshme për të luftuar këtë luftë.
Tipton tha se që Shaddock të kthehet në normalitet, gjendja e tij shëndetësore duhet të ndiqet edhe për disa muaj të tjerë.