Komuna e Prishtinës, në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafikut Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit, njoftojë autoritet komunale të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
“Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00€ do të zbresë në 13.50€. Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€. Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€. Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€”, thotë Komuna e Prishtinës.
Plani i ri tarifor, siç thotë Komuna, do të aplikohet nga data 31 janar 2023.
Ndryshe, bileta për një drejtim deri më sot në Trafikun Urban Prishtinë ka kushtuar 0.40 cent.