Vitin e ardhshëm Kosova zhvillon procesin e regjistrimit të popullsisë     Foto: AA

Nga 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit të ardhshëm në Kosovë do të zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, tha se regjistrimi do t'i ndihmojë vendit edhe për procesin e integrimeve europiane nëpërmjet pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike dhe socio-ekonomike. "Për planifikim dhe detaje të tjera përgjegjëse është Agjencia e Statistikave, tani në zyrën e kryeministrit. Kjo projektrregullore do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe rregullat pēr përcaktimin e orarit të punës për zyrtarët publikë, si dhe mënyrën e shfrytëzimit të së drejtës së pushimit", tha Kurti. Sipas të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë i realizuar në prill të vitit 2011, Kosova kishte gjithsej 1.739.825 banorë rezidentë, pa përfshirë komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

TRT Balkan