Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Rripin e Gazës së bllokuar.
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan disa pozicione ushtarake që u përkasin grupeve palestineze në qytetet Beit Lahia dhe Gaza. Dëshmitarët okularë thanë se shtëpitë pranë pozicioneve të synuara nga sulmet ishin dëmtuar.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se sulmi është kryer si kundërpërgjigje ndaj pesë raketave të lëshuara ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.
“Avionët luftarakë kryen sulm ajror në një objekt nëntokësor të përdorur nga Departamenti kimik i Hamasit për prodhimin e armëve dhe një pozicion ku prodhohen lëndët e para të raketave”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite bastisi qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar të hënën më 3 korrik dhe rrethoi rajonin.
Në sulmet e dhunshme të forcave izraelite nga ajri dhe toka, të cilat zgjatën 48 orë, mbetën të vrarë 12 palestinezë, ndërsa 120 u plagosën, prej të cilëve 20 më rëndë.
Mbrëmë ushtarët izraelitë filluan të largohen nga kampi i refugjatëve Jenin.