Si qitësi turk Yusuf Dikeç u bë fenomen kulturor?           / Foto: TRT World

Yusuf Dikeç, qitësi turk që arriti famë me gjestin e tij ikonik me një dorë në xhep gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024, e ka shpurë vendin e tij drejt fitores - këtë herë duke e ndihmuar skuadrën për ta fituar medaljen e artë në Ligën e Kampionëve Evropian në Serbi.

Kombëtarja turke siguroi medaljen e artë duke mposhtur Serbinë 3-1 në fundjavë, ndërsa Dikeç dhe shoku i skuadrës Simal Yilmaz morën çmimin kryesor në qitjen përfundimtare.

Dikeç fitoi famë pasi u fotografua duke synuar Olimpiadën në Paris në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Qetësia dhe lehtësia e tij u bënë legjenda dhe meme.

TRT World u takua me të para ndeshjes në Serbi për një intervistë. Edhe pse ai reflekton vetëbesim, rrugëtimi i tij është i gjatë.

“Unë gjithmonë them se nuk është vetëm talenti në pyetje. Talenti nuk do të thotë asgjë pa disiplinë dhe punë të zellshme. Nëse qëllimet tuaja janë të mëdha, sakrificat duhet të përputhen," thotë Dikeç.

“Qëllimi ynë është Olimpiada në Los Anxhelos në vitin 2028. Dashtë Zoti me punë, do ta fitojmë edhe medaljen e artë”.

Qetësia e jashtëzakonshme e qitësit turk në disiplinën 10 metra me pistoletë në skuadrën miks në Lojërat Olimpike, ku ai fitoi medaljen e argjendtë së bashku me kolegen e skuadrës Shevval Ilayda Tarhan, i kapërceu kufijtë e sportit dhe bëri jehonë në skenën globale.

Tarhan shoqëroi Dikeçin edhe në Serbi.

Rruga e gjatë drejt fitores

I lindur dhe i rritur në provincën jugore të Kahramanmaraş në vitin 1973, Dikeç është, sipas fjalëve të tij, "një burrë anadollaku, i rritur në një familje të qetë".

Me sport është marrë që në moshë të vogël, të paktën në pjesën e trajnimit. Dikeç u diplomua në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Trajnimit Sportiv në Universitetin e Gazit dhe magjistroi në Shkencat e Trajnimit nga Universiteti Konya-Selcuk.

Përsa i përket qitjes, ai e ka dashur qysh në vitet e shkollës fillore dhe të mesme në Xhandarmërinë Ushtarake.

“Kam pasur talent të natyrshëm, por e kuptova se vetëm talenti nuk mjafton për të shkëlqyer në qitje.”

Edhe pse gjuajtja me armë me syze mbrojtëse nuk duket si një sport kërkues fizikisht, Dikeç thotë se kërkon shumë disiplinë dhe sakrifica.

“Ju e formësoni jetën tuaj rreth sportit për t'i arritur ato qëllime. Bëhet qendra e jetës suaj. Aktivitetet sociale bëhen të kufizuara dhe humbisni kohën familjare ose pushimet. Por, nëse doni të fitoni, duhet të bëni përpjekje”.

Edhe pse Dikeç ka qenë prej kohësh një figurë e respektuar në komunitetin e gjuajtjes, ishte statusi i tij i sapozbuluar si një ikonë e qetësisë që e shtyu atë drejt famës botërore në Lojërat Olimpike të Parisit.

Tarhan gjithashtu ka përqafuar frymën e momentit, duke e shoqëruar performancën e saj me tapa të mëdhenj veshësh dhe duke gërshetuar flokët kuq e bardhë, në nderim të flamurit turk.

Së bashku, ata krijuan një kujtim që nuk kishte të bënte vetëm me një medalje, por një gjest të përbashkët që i bashkoi atletët, tifozët dhe spektatorët në një vlerësim të thjeshtësisë nën presion.

Historia e Dikeçit është një histori e këmbënguljes, jo e triumfit të menjëhershëm dhe ai ka një mesazh për të rinjtë që vazhdimisht kërkojnë rrugë të shkurtra në jetë.

“Shikoni, unë jam 51 vjeç, dhe kam fituar një medalje në Olimpiadën time të pestë, jo të parën, të dytën apo të tretën. Gjithçka ka të bëjë me përpjekje dhe punë të palodhur”.

Një brend i gjallë

Rrugëtimi i Dikeçit nuk përfundoi thjesht në podium.

Në muajt pas Lojërave Olimpike në dyshe, fotografia ei tij e famshme e "dorës në xhep" jo vetëm që u bë një emblemë e qetësisë nën presion, por gjithashtu mori jetë kudo, duke e çuar Dikeçin në botën e pronësisë intelektuale dhe brendimit kulturor.

Pas triumfit të tij olimpik, qitësi 51-vjeçar u sigurua që trashëgimia e tij të zgjerohej përtej një momenti viral.

Duke njohur ndikimin global të pozës së tij tashmë të famshme - dorën në xhep teksa shënjestron me qetësi - ai iu drejtua Zyrës Turke të Patentave dhe Brendeve Tregtare për të siguruar të drejtat e tij.

"Nuk ishte diçka që prisja të marrë vëmendje kaq shpejt," thotë Dikeç.

“Por, menjëherë pas ndeshjes, mora një telefonatë nga avokati im dhe filluam procesin. Në fakt, shtatë ose tetë persona aplikuan për të brenduar pozën time. Asnjëri prej tyre nuk isha unë! Kështu që vendosa të regjistrohem më mirë. "

Nxitja e një furie në tregti

Më 6 gusht 2024, momentet e fundit të skuadrës mikse në Paris, i mahnitën shikuesit.

Me njërën dorë në xhep dhe me sjelljen e tij të qetë, Dikeç u bë figura e ekuilibrit nën presion.

Gjesti i tij, i quajtur "Poza e Yusuf Dikeçit", u pranua shpejt në rrjetet sociale, me të famshëm e fansa që imitonin pozën e tij në postime virale.

Atletët nga sporte të ndryshme, duke përfshirë kërcimtarin suedez me shtyllë Armand Duplantis, australianja e kërcimit me shtizë Nina Kennedy, dhe qitësi xhamajkan i diskut Rohe Stona, kanë arritur “pozën Dikeç”, duke çimentuar më tej vendin e saj në kulturën sportive.

Edhe futbollistë si Irfan Can Kahveci i Fenerbahçes dhe Cyril Dessers i Rangers FC, e kanë adoptuar pozën në ndeshjet e UEFA Champions League.

Memes vërshuan internetin dhe Dikeç u modifikua me humor në skena të famshme të kulturës pop - më së shumti në filmin Pulp Fiction, ku u vendos mes John Travolta dhe Samuel L. Jackson.

Përtej botës onlajn, poza ka ndezur një furi tregtare, me imazhin e Dikeçit të zbukuruar në bluza, gota dhe futrola smartfonësh.

Tregu turk, i cili po përqafon gjithnjë e më shumë kulturën e sportit dhe fitnesit, ka qenë veçanërisht i shpejtë për t'i adoptuar produktet, duke reflektuar krenarinë për arritjet e Dikeçit dhe ngritjen e tij në famë globale.

Serdar Ozturk, Konsulent i Lartë i Brendimit, trajtoi kuptimin më të gjerë të pozës Dikeç.

"Poza ikonike e Michael Jordanit në Air Jordan përfaqëson diçka mbinjerëzore, një vepër të pabesueshme atletike. Por, poza e Yusuf Dikeçit është ndryshe - është njerëzore dhe e arritshme. Kjo është arsyeja pse ajo rezonon kaq thellë."

Është ky autenticitet që e bëri Dikeçin një person të dashur, jo vetëm në Türkiye, por edhe në mbarë botën.

Por, a kanë ndryshuar suksesi dhe fama pikëpamjen e tij në ndonjë mënyrë?

"Jo me të vërtetë." Nëse do të isha më i ri, mund të ndihesha ndryshe. Por, në moshën time, e vetmja gjë që ka ndryshuar është se tani kam një medalje. Unë ende shkoj në Qendrën e Përgatitjes Olimpike Turke, ha në të njëjtën kafene, ulem me të njëjtët miq dhe pi të njëjtin çaj.

"Arritja e vërtetë është të fitosh zemrat e njerëzve."

TRT Balkan / agjencitë