Administrata e qytetit të Parisit dëshiron të arrijë kursime të energjisë elektrike duke fikur më herët gjatë natës dritat ndriçuese në Kullën Eiffel, në mënyrë që të jetë shembull për kursimin e energjisë në përgjigje të krizës aktuale energjetike.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, për sot ka planifikuar të prezantojë planin e "maturisë energjetike" për të reduktuar shpenzimin e energjisë, ku një nga masat për uljen e shpenzimit të energjisë është fikja e dritave në Kullën Eiffel, raporton BFMTV.
Administrata e qytetit të Parisit ka propozuar që dritat të fiken plotësisht në orën 23:45, kur të largohen edhe vizitorët e fundit.
Reflektorët në majë të kullës 330 metra e bëjnë atë një fener në qiellin e natës së Parisit, kurse 20 mijë poçet vezulluese i jepnin kullës një pamje verbuese për pesë minuta çdo orë.
Siç u tha, ndriçimi i natës në vit shpenzon 6,7 gigavatë energji elektrike në orë.
"Kursimet e arritura të energjisë nuk do të jenë të mëdha, por si pikë referimi më e vizituar në botë, ne jemi të detyruar të shërbejmë si shembull i mirë për të gjithë të tjerët. Gjesti ynë simbolik është në fakt jashtëzakonisht i fuqishëm sepse sytë e gjithë botës janë drejt nesh”, tha Jean-Francois Martins, president i Societe d'Exploitation de la Tour Eiffel (SETE) që menaxhon Kullën.
Qeveria franceze ka kërkuar nga individët, familjet dhe bizneset që të përdorin më pak energji pasi vendi po përballet me mungesë të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit të shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Disa qytete për të zgjidhur problemin po fikin dritat në ndërtesat publike dhe rrugët kur nuk janë në përdorim.
13 Sht 2022
AA
Lajme të ngjashme
Kryeministri Rama u prit në vizitë zyrtare nga presidenti Macron në Paris
Rama vlerësoi ceremoninë ushtarake të pritjes në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, ndërsa u shpreh se ishte hera e parë në historinë e marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.